Masakrimi i të miturës në Paris, arrestohet 24 vjeçarja. Dyshohet se e përdhunoi, e torturoi dhe e gjymtoi

Një grua e pastrehë është akuzuar për vrasjen, përdhunimin dhe torturimin e vajzës 12-vjeçare të cilës iu pre fyti para se trupi i saj i gjymtuar të futej në një valixhe në Paris.

Dahbia B, një 24-vjeçare me origjinë nga Algjeria me 'probleme ekstreme psikologjike', u padit nga magjistratët për vrasjen e tmerrshme të Lola Daviet të premten.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nxënësja u gjet e lidhur brenda valixhet plastike pranë shtëpisë së saj me numrat '1' dhe '0' të shtypura në gjoks dhe më pas u la në oborrin e brendshëm të një ndërtese në verilindje të kryeqytetit francez.

Pamjet e kamerave tregonin vrasësen dhe viktimën pranë bllokut të banesave ku Lola jetonte me prindërit e saj.

Trupi i gjymtuar u gjet më vonë pranë ndërtesës, në lagjen e 19-të të qytetit.

"Dëshmitë hedhin dyshime se vajza u dërgua në bodrumin e banesës, ku u torturua dhe u përdhunua, përpara se të mbytej dhe t'i prisnin fytin," u tha në gjykatë.

 E dyshuara besohet se vuan nga probleme serioze psikologjike. Ajo jetonte në rrugë, por kishte miq dhe familje në zonën e Parisit.

Dahbia B ishte në paraburgim e akuzuar për "vrasjen e një fëmije nën 15 vjeç, përdhunim dhe torturë".

Gjashtë persona, duke përfshirë motrën më të madhe të Dahbia B, Friha B, u arrestuan në lidhje me krimin, duke përfshirë një burrë 43-vjeçar i cili përballet me akuza për strehimin e të dyshuarit në makinën e tij.

Katër të tjerët janë liruar, shkruan media e huaj.