Talibanët kufizojnë studentet afgane në zgjedhjet e lëndëve universitare

Një vit pasi ndaluan shumicën e vajzave adoleshente të ndjekin shkollën, talebanët po vendosin kufizime gjithëpërfshirëse se në cilat degë  mund të regjistrohen gratë në universitetet publike.

Grupi militant ka thënë se duhet të krijohet "mjedisi islamik" i duhur që vajzat më të mëdha në moshë të lejohen të kthehen në shkolla, por më shumë se një vit pasi ata u kthyen në pushtet, kjo ende nuk ka ndodhur në shumicën e provincave.

Koncesioni i talebanëve erdhi me kufizime për degët që vajzat mund të zgjidhnin.

Në Universitetin Nangarhar, vajzave tani u jepet e drejta për të zgjedhur vetëm nga shtatë nga 13 fakultetet. Studentet nuk lejohen të marrin lëndë si gazetaria, bujqësia, mjekësia veterinare, inxhinieria apo ekonomia.

"Të gjitha shpresat tona janë zhdukur tani," thotë Fatima, një studente e cila kishte ëndërr të studionte gazetari.

Studenteve iu dha mundësia për të aplikuar në lëndë të tilla si infermieria, mamia apo letërsia, të cilat janë ndër kurset që ofrohen në shtatë fakultetet e hapura për to në Nangarhar.

Profesorët e universitetit që mbikëqyrën provimin pranues atje konfirmuan për BBC se djemtë do të lejohen të zgjedhin çdo lëndë që dëshirojnë.

Zyrtarët presin që 100,000 studentë (përfshirë 30,000 vajza) të japin provimet pranuese në universitet në Afganistan këtë vit.

Viti akademik fillon ose në mars ose gusht, dhe zakonisht duhen dy deri në tre muaj që të shpallen rezultatet e provimit pranues. Tani, me talibanët e kthyer në pushtet, askush nuk është i sigurt se kur do të dalin rezultatet.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Studentët meshkuj dhe femra duhet t'i japin provimet veçmas - në përputhje me rregullat e talibanëve për ndarjen e studentëve sipas gjinisë - për shembull djemtë në mëngjes, vajzat pasdite ose duke përdorur ekranet në sallat e provimeve. Në disa krahina ku numri i kandidatëve ishte i lartë, provimet pranuese u mbajtën në dy ose tre ditë.

Aktivistët thonë se numri i studenteve femra që aplikojnë për universite do të bjerë në mënyrë dramatike në vitet e ardhshme.