Ndërron jetë “Hagrid” i Harry Potter, aktori vdes në moshën 72-vjeçare

Aktori legjendar i Harry Potter, Robbie Coltrane është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Coltrane, i cili ishte më i njohur për rolin e tij si kujdestari i Hogwarts-it, Hagrid, vdiq të premten (14 tetor).

Lajmi e ka konfirmuar agjentja e tij Belinda Wright.

Në një deklaratë, agjentja e tij Belinda Wright e përshkroi Coltrane si një "talent unik".

"Ai ndoshta do të mbahet mend më së miri për dekadat e ardhshme si Hagrid në filmat e Harry Potter, një rol që u solli gëzim fëmijëve dhe të rriturve në të gjithë botën," tha ajo.