Borrell i BE-së i kërkon Iranit të ndalojë shtypjen e protestuesve

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell të premten i kërkoi Iranit të ndalojë shtypjen e protestuesve dhe të lirojë ata që janë arrestuar javët e fundit.

“Kam folur me njerëzit në Iran që kanë të drejtën për protesta paqësore dhe për të mbrojtur të drejtat themelore”, tha Borrell në një postim në Twitter, duke iu referuar ministrit të jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian.

“Represioni i dhunshëm duhet të ndalet menjëherë. Protestuesit duhet të lirohen. Nevojitet akses në internet dhe llogaridhënie.”