Djali 11-vjeçar i etiketuar si kreu i një bande, akuzohet se kreu 80 krime
Një djalë 11-vjeçar është etiketuar si 'udhëheqësi' i një bande krimi në Blackpool.
Deputeti anglez, konservatori Scott Benton e tha këtë gjë teksa ngriti shqetësimet për një 'bandë adoleshentësh' që kryen 'qindra' shkelje në një zonë të qytetit bregdetar Lancashire në javët e fundit.
Penny Mordaunt inkurajoi Benton, të kërkonte një debat lidhur me Rastin në fjalë.
Ai tha: “Banorët në zonën Talbot dhe Brunsëick të Blackpool janë rrënuar nga sjelljet antisociale në javët e fundit, me qindra krime të ndryshme të kryera nga një bandë adoleshentësh. Kryetari i grupit është një djalë 11-vjeçar, i cili ka qenë përgjegjës për mbi 80 vepra të ndryshme, duke përfshirë sulmin ndaj një oficerje policie."
Pretendimet e Benton vijnë një ditë pasi Policia e Lancashire njoftoi se kishte arrestuar tre fëmijë gjatë një goditjeje njëjavore kundër bandave të drogës në linjat e qarkut.
Dihet se grupet kriminale detyrojnë fëmijët dhe të rinjtë e pambrojtur të transportojnë lëndë narkotike në qytete dhe zona rurale.
Detektivët sekuestruan gjithashtu para e armë. Çështja vijon të jetë në hetim.
