Gjermanët marrin masa të forta për të ulur ndikimin ekonomik të luftës

Gjermanët po ndërmarrin të gjithë hapat të ulin ankthin ekonomik te shtresa e tyre e mesme. Ajo numëron 73% të popullsisë, dhe sipas ekspertëve, stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit thuajse qëndron mbi shpatullat e tyre.

Lufta në Ukrainë ka sjellë problemet e saj ekonomike edhe në vendin më të fuqishëm të kontinentit, Gjermani.

Rritja e çmimeve dhe zbutja e varësisë nga energjia ruse kanë bërë që gjermanët ta ndjejnë disi në xhepat e tyre koston e kësaj lufte.

Qeveria qendrore ka marrë masa të jashtëzakonshme për të ulur ndikimin, duke sjellë paketa qindra miliarda euroshe për qytetarët dhe duke sensibilizuar qytetarët të përdorin më shumë transportin publik.

Financierët gjermanë thonë se ashti i ekonomisë gjermane është shtresa e mesme, sepse ajo e mban më këmbë vendin, ndaj përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë maksimale.

Rreth 73% e gjermanëve e përshkruajnë veten si pjesë e shtresës së mesme të shoqërisë, që për politologët dhe ekonomistët luan rol qendror në stabilititetin politik dhe ekonomik të Gjermanisë. Klasa e mesme siguron një pjesë të madhe të të ardhurave tatimore të Gjermanisë, e cila ndihmon për të siguruar që shteti i mirëqenies të jetë i sigurt dhe klasa e mesme, në shumicë, ka një nivel relativisht të lartë besimi në demokraci, duke siguruar stabilitet politik në vend.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Shteti gjerman po ndërmerr të gjitha nismat e mundshme për të ulur ankthin ekonomik dhe politik te qytetarët. Klasa e mesme në Gjermani është ndër më të gjerat në Evropë dhe në botë.