Shqiptari ishte marrë peng në Angli për 400 mijë paund, lirohet nga policia, prangosen 7 shqiptarë

Prishja e pazareve të drogës në shtetin anglez ka bërë që 7 shqiptarë të marrin peng një bashkëkombësin e tyre në Londër duke i kërkuar familjes së tij një shumë prej 400 mijë paund.

Madje për të ushtruar më shumë presion familjes i dërgoheshin video ku 30 vjeçari shfaqej i lidhur.

Menjëherë pas kësaj të afërmit e pengut Nertil Buzi nga Fieri i janë drejtuar policisë, të cilët më pas kanë koordinuar edhe me autoritetet britanike

Me qëllim për të garantuar çlirimin e 30-vjeçariy dhe kapjen e autorit, mësohet se u organizua dhe një dorëzim i kontrolluar i shumës së kërkuar.

Gjithçka u realizua në Britani, ku policia ndërhyri në momentin që familjarët po jepnin paratë, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe dhe pengun

Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë e ndërsa ka filluar kërkimin për persona të tjerë të përfshirë. Viteve të fundit shqiptarët po dominojnë në tregun e shitjes dhe prodhimit të kanabis sativës në ambiente të mbyllura.

Pavarësisht operacioneve të finalizuara prej autoriteteve britanike sërish ky paligjshmëri ka zënë një territor të gjerë.