Të rinjtë demokratë i besojnë drejtimin e FRPD-së, Besart Xhaferit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 22:56
Besart Xhaferi do të jetë kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Ai siguroi 5256 vota në votimin e kësaj të shtune.
Xhaferi pason në këtë detyrë Belind Këlliçin.
Konkretisht kandidatët kanë marrë:
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 1683 vota
Artion Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Besart Xhaferi – 5256 vota
Mariglend Doçi – 1292 vota
