"Kjo rina jonë”, zëri në teatër
Regjisori e aktori Silvio Goskova dhe aktorët Juxhin Plovishti dhe Denada LLanaj kanë realizuar shfaqjen teatrale “Kjo rina jonë”.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ato folën rreth kësaj shfaqje e cila do të vihet sërish në skenë në dhjetor.
Silvio Goskova: Ishte pak e vështirë. Duhet kapur thelbi, vërtetësia jo të binim në gjëra të pavërteta. Ka dy vite që e kemi menduar me Juxhinin ta nisnim si projekt. Personazhi i Jolit dhe dy të tjerët vijnë nga familje me probleme të cilat dhe me pas reflektohen në skenë.
Juxhin gjithashtu tregon shfaqja është e prekshme dhe në të ‘gjejmë’ secili prej nesh veten tonë ose të afërm.
Juxhin Plovishti: Shfaqja do të vazhdojë të jepet. Jemi mbushur profesionalisht. Në tërësi në gjithë veprën në mos veten tonë, gjejmë shumë dhe për njerëz të afërm. Është e prekshme. Moment i njohjes me Xhesikën është moment i bukur që e kam shimjuar. Pastaj dhe moment i takimit të personazhit time m të silvios pasi gjithçka është shkatërruar.
Sakaq Denada tregon se cilën pjesë konsideron si më të bukur nga shfaqja.
Denada LLanaj: Personazhi im quhet Xhesika është tipike adoleshente e ditëve të sotme, e kam shijuar shumë. Pjesa më e bukur është kur vendos të shkëputem nga e kaluara dhe të krijoj një jetë të re.

