Kisha e Shën Kollit po ringrihet/ Objekti i kultit 7 shekullor në Zejmen të Lezhës u shemb në janar
I harruar nga institucionet e mbrojtjes së Trashgimisë, Kisha 7 Shekullore e Shën Kollit në Zejmen të Lezhës, po shpëton falë njerëzve të thjeshtë të cilët po mbështetësin me donacione rindërtimin e objektit të kultit
Kisha e Shën Kollit në Zejmen të Lezhës, e shembur në janar të këtij vitit do të rikthehet në identitetet.
Në kushtet kur institucionet e kulturës, heshtën dhe e lanë të rrëzohet, objekti i kultit i shekullit të 13-të do të ringrihet nën kujdesin e famullisë së zonës me donacione private.
Arkitekti Zef Çuni thotë se ndërhyrja ruan veçoritë arkitekturore të objektit.
"Mund të konservohen dhe duhet patur një ndërhyrje restauruese. Është e rëndësishme pasi këto janë kisha të vitit 1300, sëbashku me kishën e Pllasmit," tha ai.
Kisha e Shën Kollit në Zejmen të Lezhës, veç lidhjes shpirtërore ka rëndësi edhe historike.
Famullitari i Zejmenit Dom Pashk Ndoj, fton të gjithë ata që kanë mundësi që ti bashkohen nismës dhe të mbështesin financiarisht ringritjen e Objektit të kultit.
"Kisha ka një vlerë të lartë krishtere, sa i përket ripërtëritjes së këtij monumenti, banorët kanë shprehur dhe kanë dhënë kontributin për rimëkëmbjen e kësaj ndërtese.
Ftoj ata që kanë mundësi për të dhënë kontributin e tyre shpirtëror dhe financiar," tha Dom Pashk Ndoj, famullitar i Zejmenit.
Shembja e Kishës 7 shekullore të Zejmenit, është një tjetër dëshmi e dështimit të institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.