Video tronditëse, sulmohet seksualisht alpinistja në Pejë: Ishte anëtar i një familjeje të njohur në qytet
Mrika Nikqi, alpinistja nga Kosova ka denoncuar me video momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht 3 ditë më parë në qytetin e Pejës.
Ajo shkruan se veprimi është bërë me paramendim nga personi dhe se është anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Ajo shprehet se u është mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit.
“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht. Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.” – shkruan alpinistja.
