Bie njëra nga akuzat për UÇK-në: Nuk ka prova për krime lufte në Ferizaj

Luftëtarët e UÇK-së janë çliruar nga njëra prej akuzave që rëndonte mbi ta se kishin kryer krime në Ferizaj. Ka qenë Gjykata e Hagës që ka vleftësuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e aktakuzës.

Njëra prej akuzave që rëndon mbi luftëtarët e UÇK-së në Hagë, ajo për krime në Feriazj, është rrëzuar këtë të premte nga prokuroria speciale.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt.”, shkruhet në kërkesën drejtuar Gjykatës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Organi i akuzës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e siguruara dhe konsideron se ka pamjaftueshëri provash për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Në Tribunalin e Hagës, që prej nëntorit të 2020-ës, ndodhen ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë kanë ushtruar dhunë dhe  elimininuar ata që i konsideronin kundërshtarë, kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe apo që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.