Pamje të rënda/ Të rinjtë në Rusi po thyejnë krahët e këmbët me vare e çekiçë për të mos shkuar në luftë

Të rinjtë rusë po thyejnë gjymtyrët e tyre dhe po postojnë pamjet e kockave të thyera në internet ndërsa përpiqen të shmangin shkuarjen në luftën në Ukrainë.

Ndërsa dhjetëra persona u larguan nga vendi në vazhdën e "mobilizimit të pjesshëm" të Vladimir Putinit, të tjerët janë gjymtuar për të shmangur detyrimin për t'u bashkuar me forcat e armatosura ruse.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një të ri duke u përpjekur të thyente krahun e një rezervisti rus me një vare.

E xhiruar në një dhomë me ndriçim të zbehtë, djali po mbante krahun e majtë mbi një stol ndërsa një tjetër e godet me varre në krah dhe më pas mbulon sytë e del jashtë i përlotur, shkruan The Telegraph.

Djali ngrihet më pas me krahun e thyer dhe dhuimbjet therëse.

Ndërkohë një video tjetër tregon një ushtar që vendos këmbën poshtë një shkalle druri ndërsa shoku i tij hidhet sipër saj për ta thyer.

Është e paqartë nëse goditja ishte e mjaftueshme për të thyer krahun e rezervistit dhe ndoshta për të parandaluar dërgimin e tij në Ukrainë.

The Telegraph shkruan më tej se video të tjera tregojnë dy gra që shohin  krahun e një të plagosuri që e kishte thyer me çekiç, duke thënë: "Çfarë do të thuash... nuk e bëra?"

Të gjitha këto ngjarje tronditëse erdhën pas urdhërit të Putin për të dërguar jnë luftë rreth 300 mijë rezervistë, kesa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi me avionë, makina apo me biçikletë drejt Gjeorgjisë, Turqisë, Dubait etj.

Pamje të rënda/ Të rinjtë në Rusi po thyejnë