Lufta në Ukrainë, BE ka dorëzuar 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 21:26
Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou në një konferencë shtypi në Vilnius theksoi mbështetjen e Lituanisë për refugjatët nga Ukraina.
"Mbështetja jonë për Ukrainën është e vazhdueshme dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", vuri në dukje Kyriakidou duke theksuar se "më shumë se 1300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane".
“Ne kemi dorëzuar gjithashtu 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore”, theksoi Komisionerja Evropiane.
Ai shtoi gjithashtu se BE ka ngritur qendra mjekësore në Poloni, Rumani dhe Sllovaki për të lehtësuar transportin e pacientëve që ikin nga lufta në Ukrainë.

