I vdes gruaja nga tumori, kolegët i dhurojnë 270 orë pushime
Andrea Leoni, shofer i San Donà di Piave (Venecia) u përball me një humbje të madhe në jetën e tij.
Gruaja e tij Chiara Batacchi, 47 vjeç, e cila kishte tumor ndërroi jetë.
Vdekja e saj përveçse ishte një humbje e madhe për Andrean tashmë ajo i ka lënë pas shumë përgjegjësi, të rris dy fëmijët e tyre, dy djem të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Andrea i kshte marrë më herët pushimet që i takonin në punë por kolegët tij duke dashur ta lehtësojnë i dhuruan 270 orë pushime për t'iu kushtuar kujdesit të fëmijëve.
270 orët e dhuruara korrespondojnë me rreth tridhjetë ditë në të cilat shoferi do të paguhet ende.
Gjatë kësaj kohe Andrea mund të riorganizojë jetën e tij fëmijët për t'i çuar në shkollë dhe për të rifilluar dhe punët e përditshme për t'i menaxhuar vetëm. Një barrë që kolegët kanë vendosur ta lehtësojnë, duke i ofruar të vetmen gjë të dobishme, kohën.


