Francezët dhe anglezët “bëjnë paqe”/ Macron i tregon homologes së re britanike si "bëhet diplomaci"

Shefi i Elizesë është treguar i matur për të mos iu përgjigjur me të njëjtën gjuhë deklaratave të ashpra në drejtim të tij nga shefja e qeverisë britanike Truss. Ai tha se Franca dhe Britania janë jo vetëm aleatë, por ata janë edhe miq, duke lënë të kuptohet se konservatorja që ka marrë frenat e qeverisë është nxituar duke vënë në diskutim nëse Franca është vend mik apo armik.

Komentet e kryeministres britanike Liz Truss pak javë më parë nëse presidenti francez Macron ishte mik apo armik, sollën habi mes francezëve dhe britanikëve.

Dihet armiqësia e tyre shekullore për të dominuar kontinentin dhe botën, e përthyer sot në ironi fine mes dy palëve, por deklarata e Trussit ishte shumë e fortë dhe solli reagime të shumë analistëve dhe gazetarëve në kontinent dhe vendin ishullor.

Do të tregohej i matur presidenti francez, duke mos lënë asnjë dyshim se francezwt ishin miq të britanikëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Nuk do të hezitoja për asnjë sekondë të thosha se Mbretëria e Bashkuar është mike e Francës”, tha Macron si kundërpërgjigje.

Edhe këtë javë, do të ishte po shefi i Elizesë që pohoi se Britania dhe Franca janë aleatë dhe miq në një botë të komplikuar. Macron dhe Truss patën bisedime dypalëshe në Nju Jork.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë, vetëm një ditë pasi Macroni kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth.

Marrëdhëniet midis dy fqinjëve dhe rivalëve historikë kanë qenë të vështira që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian.

Macron tha se ai dhe Truss kishin diskutuar një sërë çështjesh - luftën në Ukrainë si dhe propozimin e Francës për të krijuar një Komunitet Politik Evropian, i cili do të ftonte vendet jo anëtare të BE-së për të diskutuar fushat e përbashkëta të interesit. 

Presidenti francez e ka bërë të qartë se shpreson që Britania të marrë pjesë në këtw forum.