"Më i madhi në histori", Supertajfuni godet Japoninë, 8 milion të evakuuar e miliarda dollarë dëme

Japonia është goditur nga tajfuni më i madh i regjistruar ndonjëherë. Erëra me shpejtësi 150 kilometër në orë, rreshje të dendura shiu, përmbytje, 8 milion të evakuuar, rrëshqitje dheu dhe miliarda dollarë dëme është bilanci i shkatërrimit që la pas stuhia e frikshme që goditi vendin.

Erë e fortë mbi 150 kilometër në orë, dallgë gjigante dhe përmbytje masive janë pamjet që vijnë nga Japonia, ndërsa vendi është goditur nga një supertajfun.

Mediet vendase shkruajnë se është më i madhi i regjistruar ndonjëherë.

Deri më tani, më shumë se tetë milionë njerëzve u është kërkuar që të evakuuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa zona të tëra kanë mbetur pa energji elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Supertajfuni Nanmadol deri më tani ka sjellë vdekjen e dy personave, më shumë se 100 të plagosur dhe mijëra banorë pa energji elektrike.

Stuhia tropikale shkatërroi çfarë gjeti përpara me furinë e saj, ndërsa rreshjet e dendura të shiut përmbytën zona të tëra.

Dhjetëra mijëra njerëz po i kalojnë netët në strehimoret e emergjencës. Njerëzit druhen nga rrëshqitjet e dheut dhe daljet e lumenjve nga shtrati.

Situata pritet të kthehet në normalitet në ditët në vijim, ndërsa tajfuni po largohet tashmë.

"Më i madhi në histori", Supertajfuni godet Japoninë, 8