VIDEO/ Çfarë po ndodh në Australi? 230 balena dalin në breg, gjysma janë të ngordhura
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Shtator 2022, 13:35
Imazhet të tjera na vijnë nga bregu i Australisë ku 230 balenave në bllokuar në brigjet perëndimore të Tasmanisë.
"Një grup prej rreth 230 cetacesh (balena) u bllokuan pranë limanit Makari," tha ministri i burimeve natyrore dhe mjedisit të Tasmanisë, i cili shtoi:
"Duket se rreth gjysma e kafshëve janë gjallë".
Pamjet tregojnë shkallën e situatës tragjike me dhjetëra balena të shtrira përgjatë një plazhi të madh.
Diçka e ngjashme ndodhi në të njëjtën zonë rreth dy vjet më parë kur pothuajse 500 balena u bllokuan, nga të cilat vetëm rreth 100 mbijetuan.
Edhe pse ende nuk janë përcaktuar arsyet e sakta të kësaj situate, shkencëtarët vlerësojnë se kjo mund të jetë për faktin se grupe balenash janë bllokuar pasi kërkojnë ushqim shumë afër brigjeve.