Pas fjalimit të Putin, shiten të gjitha biletat nga Rusia. Burrat në moshë për luftë duan të largohen nga vendi

Pothuajse të gjitha fluturimet që niseshin nga Rusia u shitën brenda disa orësh pasi Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.

Të dhënat e Google Trends treguan një rritje të kërkimeve për Aviasales, uebsajti më i popullarizuar i Rusisë për blerjen e fluturimeve, pasi njoftimi i presidentit rus ngriti shqetësime se njerëzit e aftë për luftim mund të mos emigronin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Aviasales, fluturimet nga Moska në Gjeorgji, Turqi dhe Armeni - destinacione që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë - u shitën brenda pak minutash nga njoftimi i Putinit.

Brenda pak orësh, fluturimet direkte nga Moska në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan gjithashtu ndaluan së shfaquri në faqen e internetit, shkruan The Guardian.

Disa rrugë lidhëse, duke përfshirë atë nga Moska në Tbilisi, gjithashtu nuk ishin të disponueshme.

Fluturimet më të lira nga Moska në Dubai kushtojnë më shumë se 300,000 rubla (pothuajse 5,000 euro), rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore.