Keni probleme me stomakun, ja çfarë mund t’iu shkaktojë gastrit, ulçer apo refluks
Mjekja gastrohepatologe Ada Myrto ishte e pranishme në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA.
Ajo foli rreth rëndësisë jetike të stomakut dhe sëmundjeve të ndryshme të cilat mund ta prekin atë.
Myrto e konsideron stomakun si nje “tru” të dytë.
Ada Myrto: Stomaku ka aq shumë fije nervore sa njeriu në momentet e para që sikletoset, gjithmonë tek stomaku e vendos dorën, pra diskomforti emocional shprehet si ndjesi dhimbjeje, djegieje apo ndjesi përzierje.
Shumë njerëz shfaqin problematika shëndetësore të stomakut.
Sipas mjekes Myrto stresi dhe kequshqyerja ndikojnë në shkaktimin e sëmundjeve të stomakut si dhe thotë se përmes kontrolleve të vazhdueshme sëmundje të tilla mund të parandalohen.
Ada Myrto: Stres është një ndër faktorët që ndikojnë përveç kequshqyerjes, në imunitetin e njeriut duke rënduar gjendjen për shumë patologji të stomakut si gastriti, ulcera apo dhe refluksi. Në punën time të përditshme shoh një sensibilizim për kontrollin e stomakut. Check up-et janë goxha rezultative për parandalimin e shumë sëmundjeve në zhvillim si dhe të atyre që lidhen me stomakun.
Ndër të tjera mjekja Myrto sqaroi dhe nëse janë apo jo sëmundjet e stomakut të trashëgueshme.
Ada Myrto: Sëmundjet nuk janë të trashëgueshme nga prindi tek fëmija por mbrojtja biologjike e stomakut ndaj faktorëve që mund të shkaktojnë komplikime është e trashëgueshme.

