Shkencëtarët zbulojnë sa milingona ka në Tokë

Shkencëtarët zbulojnë sa milingona ka në Tokë
Milingonat janë të vogla në madhësi, por jo në numër. Shkencëtarët me anët një studimi kanë zbuluar se numri i milingonave në Tokë është rreth 20 kuadrilionë. Numri i tyre është rritur 2 deri në 20 herë nga studimi i fundit.

Ekologia e instekteve dhe hetuesja kryesore në Universitetin e Würzburgut në Gjermani, Sabine S. Nooten, e cila ka marrë pjesë në këtë studim është shprehur se ata vet janë befasuar me këtë numër të lartë të milingonave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne ishim shumë të befasuar për numrin e madh të milingonave që gjetëm. Ne praktikisht nuk kishim asnjë pritshmëri sepse numrat që qarkullonin më parë në literaturën shkencore ishin më shumë si supozime dhe kishin shumë pak të dhëna empirike për të punuar e ndërsa konkluzionet e studimit tonë janë risi, sepse ne sintetizuam të dhënat nga shumë studime empirike," tha Nooten.

Megjithatë, ekipi hulumtues i këtij studimi të fundit e bazoi vlerësimin e ri në prova vëzhguese nga një grup i gjerë të dhënash të milingonave të shpërndara globalisht.

Autorët identifikuan dhe vlerësuan 465 studime të përshtatshme, duke përfshirë 1,306 vende që mbulojnë të gjitha kontinentet ku jetojnë milingonat.

Një pyetje çuditërisht e zakonshme që më bëhet është 'Sa milingona ka në Tokë?' dhe megjithëse ka disa vlerësime, asnjë nga numrat e përdorur nuk është ndjerë i sigurt,” tha për CNN Adam Hart, profesor i komunikimit shkencor në Universitetin e Gloucestershire, Angli.

“Ky studim i ri, i bazuar në afro 500 studime në mbarë botën, na jep përgjigjen më të mirë ende për këtë pyetje të ndërlikuar. Gjëja befasuese nuk është vetëm numri i përgjithshëm, por përqindja e biomasës që përfaqësojnë milingonat një e pesta e biomasës së të gjithë njerëzve,” shtoi ai.

Sipas studimit, vlerësimi i mëparshëm global midis 1 kadrilion dhe 10 kuadrilion milingona nga biologët e njohur Bert Hölldobler dhe Edward O. Wilson supozoi se ato përbënin afërsisht 1% të popullsisë së vlerësuar të insekteve në botë prej 1 kuintilion individësh, shkruan CNN.