Po protestonte kundër funeralit shtetëror të ish-kryeministrit të vrarë, burri i vë flakën vetes
Një japonez raportohet se është vetëdjegur për të protestuar ndaj një funerali shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe, i cili u vra në korrik.
Qindra personalitete të huaja pritet të marrin pjesë në funeralin më 27 shtator.
Të mërkurën, dëshmitarët thirrën policinë pasi panë një burrë në flakë pranë zyrës së kryeministrit në Tokio.
Zyrtarët shuan zjarrin dhe e dërguan burrin ende të vetëdijshëm në spital, raportuan mediat lokale.
Nuk dihet shkalla e plagëve të tij dhe gjendja e tij aktuale. Mediat japoneze raportojnë se burri besohet të jetë rreth të 70-tave.
Qeveria ende nuk ka komentuar për protestën, por kundërshtimi publik ndaj mbajtjes së funeralit shtetëror është intensifikuar muajt e fundit, me sondazhet që tregojnë se shumica e votuesve nuk janë të kënaqur me shpenzimet.
Abe u qëllua për vdekje më 8 korrik, në moshën 67-vjeçare, në një tubim të fushatës për partinë e tij politike.
Vrasja e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë u dënua ndërkombëtarisht dhe tronditi Japoninë, një vend me një histori minimale të dhunës politike dhe krimeve me armë, shkruan BBC.
