Joe Biden do t'i thotë Truss se Britania e Madhe duhet të negociojë me BE-në për Irlandën e Veriut
Presidenti i SHBA Joe Biden do t'i kërkojë kryeministres Liz Truss të punojë me BE-në për të zgjidhur tensionet rreth marrëveshjeve tregtare pas Brexit në Irlandën e Veriut, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Ata do të mbajnë takimin e tyre të parë në ditën e sotme, pasi zonja Truss ndodhet në Nju Jork për një samit të OKB-së.
Tensionet mes dy liderëve janë shfaqur lidhur me planet e diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të anashkaluar Protokollin e Irlandës së Veriut.
Duke folur për gazetarët në Nju Jork, Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të rregullojë çështjet që parandalojnë formimin e një qeverie të re në Irlandën e Veriut dhe të sigurojë "tregti të lirë nga lindja në perëndim, si dhe nga veriu në jug".
"Unë kam qenë gjithmonë e qartë se zgjedhja ime duhet të negociohet, por ajo që nuk do të lejoj është që kjo situatë të zvarritet,” tha Truss.
Truss refuzoi të diskutonte për protokollin me presidentin e Francës Emmanuel Macron ditën e djeshme.
Protokolli i Irlandës së Veriut është marrëveshja pas Brexit, e cila lejon marrëveshje të veçanta tregtare midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Kjo bën që Irlanda e Veriut në tregun e vetëm të BE-së për mallra, të shmang nevojën për një kufi të fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës pas Brexit.
Në fillim të kësaj jave, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i tha BE-së se do të vazhdojë të vonojë kontrollet doganore për mallrat që lëvizin nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut, pavarësisht veprimeve të vazhdueshme ligjore nga Brukseli për këtë qëndrim.
Biden dhe Truss fillimisht ishin planifikuar të takoheshin në Londër të dielën, pasi presidenti udhëtoi në MB për funeralin e Mbretëreshës, por ai takim u shty, shkruan BBC.
