VIDEO/ Vetëm 5 vite e ndërtuar, rrjedha e lumit merr përpara urën në Porto Riko, vendi nën "pushtetin"e cunamit
Sasi të mëdha dëmesh janë raportuar në të gjithë ishullin Porto Riko pasi Uragani Fiona goditi vendin të dielën pasdite.
Rrugët u kthyen në përrenj të furishëm, ndërkohë që edhe urat e sapondërtuara pas uraganit Maria në 2017, u rrëmbyen me rrjedhën.
I gjithë ishulli është sërish pa energji elektrike duke e zhytur popullsinë e ishullit prej rreth 3.2 milionë banorësh në kolaps. Era e egër rrëmbeu çatitë e shtëpive, ndërsa shiu i dendur shkaktoi edhe rrëshqitje të dheut.
Stuhia shembi gjithashtu një urë në qytetin malor qendror të Utuados, që policia thotë se ishte ndertuar nga Garda Kombëtare pasi Uragani Maria goditi vendin, në 2017.
Fiona goditi rreth 15 milje në jug-juglindje të Mayaguez me erëra maksimale të qëndrueshme prej 140km/h, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA.
This is the moment a bridge was swept away by flooding in Puerto Rico caused by Hurricane Fiona.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) September 19, 2022
The Category 1 storm has knocked out power to more than 3 million people ⤵️
????: https://t.co/iojR5UQEe1 pic.twitter.com/oOPJ8AGQtH
Më herët të dielën, presidenti Joe Biden dha miratimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Portet e Porto Rikos janë mbyllur dhe fluturimet jashtë aeroportit kryesor janë anuluar.
Deklarata e emergjencës autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të koordinuar përpjekjet e ndihmës ndaj fatkeqësive dhe për të ofruar masa mbrojtëse emergjente, shpjegoi Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm tha se zyrtarët e agjencisë të vendosur në Porto Riko do të ndihmojnë në përpjekjet e restaurimit "pasi të bëhet e sigurt për ta bërë këtë".
