Dhuna pas paradës së krenarisë në Beograd, gazetari Myzyraj: Mes të arrestuarve dhe 2 priftërinj

I ftuar në emisionin e mëngjesit, në RTV ORA ishte gazetari Isa Myzyraj për të dhënë disa detaje ekskluzive në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve LGBTI në Beograd.

Në Serbi ishte planifikuar të mbahej EuroPride, një aktivitet i cili zhvillohet prej vitit 1992 në një qytet evropian.

“Të shtunën më datë 17 shtator, grupet ekstremiste të kishës së bashku me grupin e huliganëve serbë ishin shprehur se do të kundërshtonin paradën LGBTI që do të zhvillohej”- shprehet Myzyraj.

Sipas informacioneve të gazetarit Myzyraj deri më tani janë arrestuar 83 persona mes të cilëve dhe dy priftërinj të cilët kanë goditur gazetarë më shishe në kokë.

Ndër të tjera Myzyraj dha detaje edhe më të rënda  në emisionin e mëngjesit, sot në RTV ORA duke u shprehur se huliganët ishin pak në numër por ishin të organizuar në të gjitha rrugët e Beogradit dhe duke sulmuar kështu dhe grupin shqiptar.

Policia ka qenë 20 metra larg vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe ka parë skenën e dhunës, ku 12 huliganët serbë kanë rrahur 8 vajza shqiptare, pjesë e grupit përfaqësues shqiptar.

“Ky episod dhune ka ndodhur për 10 minuta të tëra”, shprehet gazetari.