Washingtoni do të heqë veton, Qipro drejt "garës" së armatimit, Turqia kundër
Amerikanët kanë vendosur që ta largojnë Qipron nga influence ruse, dhe hapi i parë që kanë ndërmarrë është të heqin embargon e armëve për vendin ishullor të përçarë mes turqve dhe grekëve. Por për turqit kjo masë do të ndikojë deri në desatbilizimin e Mesdheut Lindor, sepse do të nis një garë armatimi.
Washingtoni ka njoftuar se do të heq embargon e armëve për Qipron duke filluar nga viti 2023.
"Qiproja ka plotësuar kushtet e nevojshme sipas legjislacionit përkatës për të lejuar miratimin e eksporteve, rieksportit dhe transferimit të artikujve të mbrojtjes," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi turk për rastin duke thënë se kjo lëvizje e amerikanëve mund të nisë një garë armatimi për vendin e ndarë përgjysmë mes grekëve dhe turqve.
Ministria e jashtme turke tha të shtunën se vendimi do të "fuqizonte më tej papajtueshmërinë dhe do të ndikonte negativisht në përpjekjet për çështjen e Qipros".
Për turqit, ky vendim amerikan do të destabilizonte gjithë Mesdheun lindor. "Kjo do të çojë në garë armatimi në ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor", thuhet në një deklaratë të ministries.
Amerikanët vendosën embargo ndaj Qipros në vitin 1987 duke pasur gjithnjë në vëmendje bashkimin e ishullit, por pjesa greke dhe ajo turke janë shumë larg një bashkimi.
Sot amerikanët janë të shqetësuar për një afrim të mundshëm të Qirpos me Rusinë, ndaj po ndjekin taktika për të pamundësuar një veprim të këtillë.
