Përsëritet masakra e Buças/ Zbulohet varreza masive me 440 trupa në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka thënë se Rusia është duke lënë pas gjurmë viktimash.

Ai e ka bërë këtë deklaratë pas identifikimit të një varreze masive në qytetin e çliruar të Izjumit.

"Një varrezë masive njerëzish u gjet në Izjum në rajonin e Karkivit. Veprimet procedurale të nevojshme kanë nisur tashmë atje. Ne do të kemi më shumë informacion të qartë dhe të verifikuar nesër," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ushtria ukrainase ka nisur ditë më parë një kundërofensivë në rajonin verilindor të Karkivit, duke çliruar dhjetëra vendbanime.

Lideri ukrainas po ashtu përmendi Buçan dhe Mariopulin si dhe qytete të tjera ukrainase në të cilat autoritetet kanë thënë se pas zmbrapsjes së trupave ruse janë gjetur varreza masive dhe të dhëna për krime lufte.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se të paktën 440 trupa të vdekur janë gjetur në varrezën masive të Izjumit.

Mijëra trupa ushtarake ruse kanë ikur nga Izjumi javën e kaluar, qytet të cilin e kanë pushtuar pak ditë pas nisjes së sulmit të Ukrainës.

Ata e kanë shfrytëzuar qytetin si pikë furnizimi në rajonin e Karkivit.

Rusia nuk ka komentuar këto deklarata, mirëpo vazhdimisht mohon akuzat për sulme ndaj civilëve.

Zelensky ka udhëtuar drejt Izjumit më 14 shtator dhe ka marrë pjesë në një ceremoni të ngritjes lart të flamurit ukrainas.