Përmbytjet në Itali/ Deri tani 10 viktima dhe 4 në kërkim, ja sa shqiptarë jetojnë në komunat e përpira nga uji
Dhjetë viktima, katër persona në kërkim mes të cilëve dy fëmijë, është bilanci i fundit i përditësuar nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile mbi motin e keq që ka përfshirë rajonin e Marche në Itali.
Ky informacion është konfirmuar dhe nga prefektura e Ankonës e rreth 180 forca zjarrëfikësish ndodhen në zonën e kësaj fatkeqësie natyrore që ka goditur në veçanti komunën Cantiano, Tricastelli, Barabara e Ostra.
Nga dokumentacioni i siguruar nga RTV Ora e Ora News, në komunën Tricastelli ku janë regjistruar dhe disa nga viktimat jetojnë rreth 60 emigrantë shqiptarë e 1 emigrant kosovar. Në Cantiano jetojnë 2 emigrantë shqiptarë e 3 kosovarë, në Barbara vetëm 5 emigrantë shqiptarë e në Ostra 67 shqiptarë e 1 emirantë kosovarë.
Ndërsa në të gjithë territorin e Ankonës jetojnë mbi 1300 emigrantë shqiptarë.
Deri më tani janë kryer rreth 150 operacione shtëpimi në zonë e siaps ekspertëe meteorologjikë brenda pak orësh në territorin e provincës së Ankonës kanë rënë rreshje shiu sa mestarja e një gjysëm viti.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
