Kina ndalohet "të prekë" Mbretëshën/ Delegacionit i refuzohet kërkesa, shkak sanksionet
Një delegacion i qeverisë kineze është ndaluar të marrë pjesë në homazhet për ta prekur nga afër Mbretëreshën Elizabeth II.
Kryetari i Dhomës së Komunave Sir Lindsay Hoyle refuzoi një kërkesë për hyrje në Westminster Hall për shkak të sanksioneve kineze kundër pesë deputetëve dhe dy kolegëve britanikw, raportoi fillimisht Politico.
Mbretëresha Elizabeth do të qëndrojë atje deri të hënën, kur dhe do tw varroset.
Vitin e kaluar, Kina vendosi ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve për nëntë britanikë - duke përfshirë shtatë parlamentarë - që folën kundër keqtrajtimit të muslimanëve ujgurë nga Pekini.
Kjo bëri që ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar të ndalohej nga Parlamenti - një veprim i cili tani është shtrirë tek një delegacion që dëshironte të bënte nderimet e tyre Mbretëreshës Elizabeth.
Marrëdhëniet Britani-Kinë janë tashmë të tensionuara dhe ky ndalim nuk ka gjasa të lehtësojë situatën.
Megjithatë, nënpresidenti i Kinës pritet të marrë pjesë në funeralin shtetëror të së hënës, i cili do të mbahet pranë rrugës nga Parlamenti në Westminster Abbey.