Nis sonte sezoni i katërt i "Glamour Zone", me kamer të fshehtë dhe 2 të ftuar specialë
Kjo e premte shënon dhe çeljen e sezonit të katërt të emisionit "Glamour Zone" në Rtv Ora nën moderimin e Ester Bylykut.
Pas suksesit të tre sezoneve,"Glamour Zone" do të vijë me disa ndryshime këtë shtator.
Të ftuarit do të sfidohen me makinerinë e së vërtetës, si dhe do të vazhdojnë tu përgjigjen pyetjeve pikante të moderatores Ester Bylyku.
Shëtitja me limuzinë, është ajo pjesë e formatit e cila ra në sy të publikut që në puntatat e para të këtij emisioni. Ndaj ajo vazhdon të jetë e pandryshuar.
Puntata e parë e këtij sezoni të ri ka dy të ftuar shumë specialë dhe të pëlqyer nga publiku.
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore të trevave të Veriut të Shqipërisë, Fatmira Breçani, vjen nryshe nga çdo dalje publike.
Këtë herë ajo pranon të vërë në lojë një nga kolegët e saj më të mirë.
Fatmira do t`i bëjë një kamer të fshehtë Gold Ag, duke i kërkuar që ai të vijë të këndojë pa para në një koncert me të. Si do të jetë reagimi i tij?
Shkrimtari Albatros Rexhaj, gjithashtu do të përcjellë disa mesazhe të bukura mbi dashurinë.
Për më tepër surpriza, iu ftojmë të na ndiqni sonte në 22:30 në ekranin e RTV Ora.
