Kina paralajmëron sërish SHBA për Tajvanin: Pezulloni marrëveshjen e armëve!
Kina e ka quajtur shkelje të sovranitetit nga SHBA shitjen e armëve ndaj Tajvanit. Pekini e ka dënuar marrëveshjen e miratuar së fundmi të cilën e sheh si përkeqësuesen e mëtejshme të marrëdhënieve Kinë-SHBA.
Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojë menjëherë marrëveshjen e miratuar së fundmi me Tajvanin për shitjen e raketave dhe sistemit të radarëve ndaj Taipetit.
Ambasadori kinez në SHBA, Liu Pengyu ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës dënon marrëveshjen mes dy vendeve e cila do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe shtetit komunist.
"Kina i kërkon palës amerikane të respektojë angazhimin e saj, duke respektuar parimin e një Kine, të ndalojë shitjet e armëve dhe ndërveprimet ushtarake me Tajvanin dhe të anulojë menjëherë shitjen e armëve në Tajvan, që të mos shkaktohen më shumë dëme në marrëdhëniet.
Shitja e armëve do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës duke minuar sovranitetitin e Pekinit," tha ai.
Departamenti i Shtetit i SHBA autorizoi tre shitje ushtarake për qeverinë tajvaneze, duke përfshirë një kontratë 85.6 milionë dollarë për 100 raketa Sidewinder, 355 milionë dollarë për 60 municione Harpoon dhe 665.4 milionë dollarë të tjera për të financuar mbështetje logjistike dhe programore për një sistem radari.
Së bashku shitjet do të arrinin rreth 1.1 miliardë dollarë dhe janë në pritje të miratimit përfundimtar nga Kongresi.
Megjithëse Tajvani ka qenë prej kohësh i vetëqeverisur, Pekini pretendon se ishulli është pjesë e territorit sovran të Kinës dhe është zotuar të ribashkohet përfundimisht.
Megjithë marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Taipeit, të cilat u pasuan pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur.