Funerali i Gorbachevit, përqafimi i fundit i vajzës së tij mbi arkivolin e hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 20:24
Udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, u dërgua në rezidencën e tij të fundit mesditën e së shtunës. Në funeralin e tij morën pjesë mijëra rusë që donin t'i bënin homazhe të ndjerit.
Në fakt, imazhi që bëri xhiron e botës shumë shpejt ishte momenti kur vajza e tij Irina Viganskaya e përqafoi për herë të fundit pak para se të varrosej pranë gruas së tij Raisa.
Shërbimi funeral u mbajt në Pillar Hall, një rezidencë luksoze e shekullit të 18-të pranë Kremlinit që është përdorur për funeralet shtetërore që nga koha sovjetike, me mungesën e dukshme të Vladimir Putin, i cili tha se nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve.



