Fushatë me dritat në Itali, partitë "kërkojnë" votat me uljen e çmimit të energjisë

Zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit në Itali pritet të fokusohet te rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe atij të gazit. Forcat politike kanë futur në programin e tyre strategjinë për uljen e kostos së energjisë në këmbim të votës së italianëve.

Lufta energjitike mes Rusisë e Europës ka mbërritur në një pikë kulmore që ndjehet fort dhe në fushtatën elektorale në Itali. Sanksionet e kundër sanksionet mes dy palvë provokuar nga lufta mes Rusisë e Ukrainës, kanë çuar në reduktimin e furnizimit të gazit rus nga Moska e rritjen e çmimeve të tregut për shkak të kërkesës së lartë.

Italia ka sot një varësi rreth 35% nga gazi rus e pasojat e asaj ç'ka po ndodh ndjehet fort në ekonominë e brendshme, në jetën e përditshme të familjeve italiane, dhe është bërë një nga flamujt elektoralë të forcave politike që pretendojnë të qeverisin pas votës së 25 shtatorit.

Italia përgatit të ketë një sezon të vështirë dimri për shkak të reduktimit të furnizimit nga gazi rus, nga niveli i madh i inflacionit që ka arritur në 8.4% e më i larti i regjistruar prej vitit 1985, si dhe çmimi në rritje i energjisë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve ka llogaritur se në vitin 2022 një familje italiane paguan 1231 euro më shumë në faturat e energjisë elektrike,e gazit, pra 92.7% më tepër se një vit më parë.

Parashikimet për vitin 2023 janë akoma e më shqetësuese pasi japin një vlerësim me kosto 5266 euro më shumë për familje e baraz me 300% në krahasim me dy vite më parë , pra me vlerën e faturave në 2020.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

dyfishohen e më shumë, e ku fakt do të provokoj mbylljen e 120 mijë sipërmarrjeve në Itali e humbjen e 370 mijë vendeve pune.

Ndërsa Presidenti i Konfederatës së Artizanëve italianë Marco Granelli shkon dhe më tej e vë alarmin se Italia ndodhet në prag të një "lockdoën energjitik", pasi mjaft sipërmarrës preferojnë të fikin makinat e prodhimit pasi nuk përballojnë dot këtë stuhi kosto faturash dritash e gazi që u duhet të paguajnë.

20 ditë nga vota e italianëve, beteja elektorale është orientuar sot në "luftë faturash drita e gazi" me formulat "magjike" të forcatve politike që përpiqen të bindin zgjedhësit t'i votojnë.

Po cilat janë propozimet e tyre:

Qëndra e djathtë italiane që në sondazhet e fundit ka preferencën më të madhe të italianëve në pikën 11 të programit të tyre premtojnë objektivin e pavarësisë e vetëmenaxhimin e energjisë përmes krijimit të impianteve të reja të teknologjisë së fundit pa veton e askujt,  të energjisë së rinovueshme, tavanit të cmimit në nivel europiane e energjisë së pastër nukleare.

Partia Demokratike Italiane forca qëndrore e koalicionit të majtë politik, ka si synin platformat rigazifikuese që janë impante gjigande lundruese që lejojnë të transportojnë në gjëndje të lëngshme lëndë që shfaqen ne material gazi. Por dhe kjo për Patinë Demokratike duhet të jetë një zgjidhje e përkohshme me maksiomumin kohor të vitit 2050 e që është koha e duhur që duhet të përdoret për të kryer tranzitimin ekologjik që duhet të realizoj vendi.

E poli i tretë politik që për herë të parë shfaqet në këto zgjedhje elektoral të parakohshme e i përbërë nga Partia "Itali Viva" e Matteo Renzit e "Azione" e Carlo Calendas, kërkon një shtim të investiemve në energjinë e rinovueshme, një forcim të diversifikimit për të reduktuar varësinë nga gaszi rus dhe ndërtimin e impianteve të rigaszifikimit. Dhe pse nuk e kanë bërë falmuj beteje në këtë fushatë elektoral. si Renzi si Calenda disa herë janë shprehur pro energjisë nukleare.

Ndrësa lëvizja "5 Yje" është për braktisjen e teknologjive të vjetëruar e ndërtimin e impianteve të reja në linjë me kërkesat e BE, jo ndotëse, që përmirësojnë performancën mjedisore dhe faorizojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme.