E rëndë në SHBA, policia vret të riun afromerikan në shtrat (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 08:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio, SHBA ku një oficer i policisë ka qëlluar për vdekje një të ri afroamerikan i cili ishte shtrirë në shtrat, në shtëpinë e tij.
E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamera e trupit që kishte polici.
Donowan Lewis, 20 vjeçari që humbi jetën humbi jetën nga vetëm një e shtënë e armës.
Policia bëri me dije se po zbatonin një urdhër arresti ndaj tij, ndaj të cilit ishte ngritur një padi për dhunë në familje, për sulm dhe përdorim të armëve.
Ndërkohë Byroja Shtetërore e Hetimit Kriminal po kryen një hetim të pavarur për ngjarjen. Agjenti që qëlloi dhe vrau Lewis quhet Ricky Anderson, i cili ka qenë në departamentin e Columbus për 30 vjet dhe i caktuar në njësinë e qenve.
