I quajti rrezik ekzistencial për demokracinë, Biden përgënjeshtron veten për mbështetësit e Trump: Nuk janë të gjithë
Nuk ka zgjatur as 24 orë kërcënimi që i vjen Amerikës nga mbështetësit e Donald Trump. Presidenti Biden ka zbutur komentet e një dite më parë duke mos i quajtur të gjithë militantët e Trump si një kërcënim për demokracinë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar mëndje brenda 24 orëve lidhur me kërcënimin e supozuar të mbështetësve të Donald Trump ndaj shtetit amerikan. Pasi tha sa mbështetësit e Trump janë një kërcënim ekzistencial për demokracinë Biden të premten mbrëma nuk i quajti ata më një kërcënim.
Biden e moderoi retorikën e së enjtes në fjalimin e fortë që mbajti në Filadelfia.
"Unë nuk e konsideroj asnjë mbështetës të Trump si një kërcënim për vendin. Unë mendoj se kushdo që bën thirrje për përdorimin e dhunës, që nuk e dënon atë kur ndodh, refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve është një kërcënim për demokracinë," tha ai.
Komentet e 79-vjeçarit janë larg nga ato të fjalimit të ashpër të së enjtes në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia duke i quajtur mbështetësit e Trump të cilëve iu referua si MAGA janë një kërcënim ekzistencial për demokracinë amerikane.
"Donald Trump dhe republikanët MAGA përfaqësojnë një ekstremizëm që kërcënon themelet e shtetit tonë," tha Biden.
MAGA është akronimi i sloganit të Donald Trump ‘Make America Great Again’.
Presidenti e ndryshoi gjuhën në mënyrë dramatike të premten duke thënë se po fliste vetëm për njerëzit që nuk dënojnë dhunën ose ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve duke iu referuar atyre të fundit presidenciale të 2020.
Megjithatë, vetëm javën e kaluar, Biden e krahasoi filozofinë MAGAtë Donald Trump me gjysmë-fashizëm.
Biden po përpiqet të ngjallë frikën e supozuar që vjen nga republikanët pro-Trump ndërsa zgjedhjet afatmesme të nëntorit afrohen.
Sondazhet provojnë se strategjia e demokratëve është e gabuar.
Sipas një sondazhi nga Yahoo/YouGov në fund të muajit të kaluar 54% e republikanëve prefererojnë Donald Trumpsi kandidatin e Republikanëve për president në vitin 2024, ndërsa Biden preferohet si kandidat nga vetëm 32% e demokratëve.
