“Mbrojtje për vajzat e gratë”, Dua Lipa solidarizohet për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 22:14
Edhe ylli shqiptar, Dua Lipa është solidarizuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë disa ditë më parë.
Në rrjetet sociale, ajo ka postua rnjë fotografi të protestës që mbajt dje në Kosovë, por tubime pati dhe në Tiranë e Shkup.
Fotoja që ka postuar Lipa mban mbishkrimin “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Ndërkohë 5 djem kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë përdhunuar 11-vjeçaren për 7 orë me radhë. Rasti në fjalë ka alarmuar, Kosovën dhe Shqipërinë.

