Hije dyshimi mbi vdekjen e kreut të naftës ruse, në dritare u gjet një paketë cigare. Zona pa kamera sigurie

Kreu i kompanisë së naftës më të madhe ruse është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta pasi u rrëzua nga dritarja e katit të gjashtë në një spital në Moskë.

Ravil Maganov, 67 vjeç, kryetar i gjigantit rus të naftës LUKOIL, vdiq në vend pasi u rrëzua nga një dritare në katin e gjashtë të Spitalit Klinik Qendror në Moskë rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Raportet deklojnë se drejtuesi i naftës ishte në spital për një kontroll rutinë për një problem të gjatë të zemrës.

Maganov, i cili u nderua me medalje nga presidenti rus Vladimir Putin, ka qenë kryetar i LUKOIL që nga viti 2020 dhe ka qenë nënkryetar ekzekutiv nga viti 2006 deri në vitin 2020.

Fillimisht u dyshua se Maganov "u hodh nga dritarja" dhe u gjet i vdekur nga stafi mjekësor. Por policia është ende duke hetuar nëse kjo ishte një vetëvrasje apo një vdekje e dyshimtë.

Një paketë cigare besohet se është gjetur afër dritares nga e cila ka rënë Maganov, duke çuar në supozimin se ai mund të ketë qenë duke pirë duhan para se të rrëzohej.

Gjithashtu u raportua se në momentin e rënies së tij gruaja e tij ndodhej në dhomën ngjitur. Raportet që citojnë burime të policisë thanë se nuk kishte asnjë shënim vetëvrasjeje dhe as kamera që të mund të kenë filmuar hedhjen e tij.