Rusia kërcënon Moldavinë, Lavrov: Gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse në Moldavi dhe Transnistri

Moldavia mund të ketë fatin e Ukrainës nëse nuk zgjidhet me dialog të drejtëpërdrejtë konflikti në Tiraspol. Është ky paralajmërimi që vjen nga kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i cili theksoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse të Moldavisë dhe Transnistrisë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar Moldavinë se mund të pësojë fatin e Ukrainës nëse nuk zgjidhet me dialog të drejtëpërdrejtë konflikti në Tiraspol. Kreu i diplomacisë ruse pretendon se Kishinau zyrtar “nuk dëshiron një dialog të drejtpërdrejtë me Tiraspol-in” dhe “po mbështet një zgjidhje jodiplomatike të konfliktit”.

Lavrov-i premtoi gjithashtu se “ai do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse të Moldavisë dhe Transnistrisë”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se nuk duhet harruar fakti se se në Moldavi, përveç Transnistrisë, është edhe Gagauzia, e cila gjithashtu kërkon një status të veçantë.

Por nga ana tjetër, Lavrov shprehu besimin se autoritetet moldave do të veprojnë drejt, nëse heqin dorë nga lojërat gjeopolitike të imponuara nga Perëndimi dhe mendojnë për interesat e qytetarëve, të cilët momentalisht jetojnë të sigurtë.

Në të njëjtën kohë, presidentja e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, tha edhe një herë Kishinau zyrtar dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Transnistria, rajonin separatist pro-rus në mënyrë “paqësore” dhe u zotua se do të shkojë në Gagauzia për të biseduar nga afër me njerëzit që protestojnë atje.