Ra nga dritarja e spitalit/ Humb jetën kreu i kompanisë më të madhe të naftës ruse

Ra nga dritarja e spitalit/ Humb jetën kreu i kompanisë më

Kryetari i bordit të kompanisë më të madhe private të naftës ruse, LUKoil, vdiq të enjten pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit të Moskës, sipas raporteve të mediave ruse.

Ravil Maganov, 67 vjeç, u rrëzua nga dritarja e katit të gjashtë të Spitalit Klinik Qendror, sipas burimeve policore të cituara nga faqja e lajmeve RBC.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Spitali, i njohur si Klinika e Kremlinit për trajtimin e pacientëve nga elita politike dhe e biznesit të Rusisë, konfirmoi vdekjen e Maganov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti pa bërë të ditur rrethanat e vdekjes së tij.

Maganov është ekzekutivi i dytë më i lartë i LUKoil që ka vdekur në rrethana misterioze muajt e fundit.

Policia ruse hapi një çështje penale pas vdekjes së ish-ekzekutivit të LUKoil Alexander Subbotin në fillim të majit.

LUKoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, ishte një nga disa koorporata vendase që haptazi bëri thirrje për t'i dhënë fund pushtimit të vendit në Ukrainë në fillim të marsit.

“Ne qëndrojmë për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështesim siç duhet zgjidhjen e tij përmes procesit të negociatave dhe përmes mjeteve diplomatike”, tha LUKoil në një letër drejtuar aksionerëve në atë kohë.

Kreu i vjetër i LUKoil, Vagit Alekperov, dha dorëheqjen në qershor pasi u godit nga sanksionet perëndimore, raporton Reuters.

Ra nga dritarja e spitalit/ Humb jetën kreu i kompanisë më