Zelensky takohet me shefin bërthamor të OKB-së
Zelensky u takua me shefin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i cili do të drejtojë një ekip ekspertësh për të inspektuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia në Ukrainën jugore këtë javë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, mbërriti në kryeqytetin ukrainas vonë të hënën në krye të një ekipi prej 14 personash përpara një vizite në uzinën e pushtuar nga Rusia.
Zelensky tha se misioni ishte "ndoshta një nga çështjet me prioritet në lidhje me sigurinë e Ukrainës dhe botës sot", dhe bëri thirrje për "çmilitarizimin e menjëhershëm të uzinës" dhe transferimin e tij në "kontrollin e plotë të Ukrainës".
The @iaeaorg mission headed by the agency's general director @rafaelmgrossi met with @ZelenskyyUa in #Kyiv. The President of #Ukraine hopes that the mission will get to the #ZaporizhzhiaNPP through security corridors and will do everything "to avoid a global threat." pic.twitter.com/Y5vjsG7FdZ
— SUSPILNE NEWS ???? (@suspilne_news) August 30, 2022