Gjenden pas 38 vjetësh mbetjet mortore të ushtarit indian të zhdukur në Himalaje

Mbetjet mortore të trupit të pajetë të një ushtari indian që u zhduk në Himalaje 38 vjet më parë u gjetën të hënën (15 gusht).

Chandrashekhar Harbola dhe 19 kolegë të tij u përfshin në një ortek gjatë një operacioni patrullimi në akullnajën Siachen përgjatë kufirit Indi-Pakistan në 1984.

Pesëmbëdhjetë trupa u gjetën më vonë, por pesë mbetën të zhdukur.

Siachen është fusha më e lartë e betejës në botë dhe ushtarët nga të dy vendet vdesin në stuhi dhe ortekë.

Njësia e ushtrisë që pa trupin e Harbola gjeti gjithashtu një tjetër, por ende nuk ishte identifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve PTI.