SHBA-Kore e Jugut stërviten bashkë/ Autoritetet: Mobilizimi ushtarak me qëllim mbrojtjen
Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e mbrojtjes nga një agresion i mundshëm. Por kjo lëvizje vlerësohet si kërcënim nga ana e Koresë së Veriut, e cila muajt e fundit ka shtuar testet për armë bërthamore dhe raketat.
Përballë një Koreje të Veriut gjithnjë e më agresive, e cila ka shtuar testet e armëve dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor kundër Seulit dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut pritet të nisin javën e ardhshme stërvitjen më të madhe ushtarake të përbashkët në vitet e fundit.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se marina e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë morën pjesë në stërvitjet e paralajmërimit të raketave dhe kërkimit të raketave balistike në brigjet e Hauait prej 8 deri më 14 gusht, të cilat sipas tij synonin të çonin përpara bashkëpunimin trepalësh përballë të sfidave me Korenë së Veriut.
Aleatët gjithashtu do të stërviten për sulme me dronë dhe zhvillime të tjera të reja luftarake të treguara gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe do të praktikojnë reagime të përbashkëta ushtarako-civile ndaj sulmeve në portet detare, aeroportet dhe objektet kryesore industriale.
Por teksa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i përshkruajnë stërvitjet e tyre si mbrojtëse, Koreja e Veriut, i vlerëson si kërcënime për pushtim dhe i përdorur si justifikim për zhvillimin e raketave dhe armëve bërthamore.
Armiqësia në Gadishullin Korean është thelluar që kur negociatat bërthamore SHBA-Kore Veriore dështuan në fillim të vitit 2019.
Korea V. e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.
Por Duke shfrytëzuar një ndarje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Koreja e Veriut ka rritur testimin e armëve me një ritëm rekord këtë vit, duke kryer më shumë se 30 lëshime balistike.
