Ukraina thotë se nga shtatori mund të eksportojnë 3 milion tonë drithëra
Kriza e luftës së zgjatur mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk do të ndikojë në furnizimin e tregjeve me drithëra.
Kievi ka bërë të ditur se në muajin shtator do të nisë eksporti i 3 milion tonë grurë dhe më tej duke i rritur dërgesat në katër milionë në muaj.
Të paktën kjo deklarohet nga zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.
Janë 30 anije që kanë pranuar që të kryejnë lëvizjet në dy javët e ardhshme duke furnizuar shtetet që kanë paraqitur kërkesat për furnizime.
Në fakt marrëveshja për zhbllokimin e eksportit të drithërave është arritur në fillim të muajit të shkuar me ndërmjetësimin e Turqisë ku Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.
Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16.
Ndërkaq prej shkurtit kur nisi përplasja ushtarake si Moska dhe Ukraina kanë bërë dhe kalkulimet e humbjeve. Pas tërheqjes së trupave ushtarake të Rusisë nga disa zona të pushtuara Kivei ka nisur inspektimin në terren duke çaktivizuar më shumë se 180,000 pajisje shpërthyese ku përfshihen predha, mina dhe bomba ajrore që nuk shpërthyen”. Në total janë 68,000 hektarë që janë vëzhguar deri më tani.
Nga ana tjetër në përgjigje dhe të shteteve që iu kanë dalë në mbështetje Ukrainës, si dhe të sanksioneve të vendosura, Rusia deklaron se do tu shesë armë të përparuara aleatëve të tyre. Rusia renditet e dyta vetëm pas Shteteve të Bashkuara në shitjen e armëve me një xhiro vjetore prej rreth 15 miliardë dollarë në vit, gati një e pesta e tregut global të eksporteve.
