Tragjedia në Egjipt/ Trinjakët e vegjël dhe vajzat binjake në mesin e 15 fëmijëve të vdekur nga zjarri në kishë
Të paktën 15 fëmijë ishin në mesin e 41 viktimave të zjarrit që shpërtheu në një kishë të krishterë kopte në Egjipt të dielën e 14 gushtit.
Trenjakët pesëvjeçarë Mohrael, Youssef dhe Philopator Bassem Amir janë mes fëmijë të vrarë raportojnë të afërm, zyrtarë të kishës, një spitali lokal dhe mediat egjiptiane të lajmeve.
Viktima ka mbetur dhe mamaja e tyre, Irina Atef Ramzi, 34 vjeç, gjyshja Magda Habib Nabih, 61 vjeç dhe halla e fëmijëve, Mirna Atef Ramzi, 25 vjeç.
Mëngjesin e së dielës Kisha Abu Sefein, në lagjen e klasës punëtore të Gizës, Imbaba, ishte e mbushur me njerëz që kremtonin meshën.
Shumë fëmijë të tjerë po ndiqnin mësimet në katin e parë të ndërtesës katërkatëshe, ku besohet se zjarri filloi pas një qarku të shkurtër elektrik.
Ministria e shëndetësisë tha se shumica e vdekjeve ishin rezultat i asfiksisë dhe rrëmujës që shpërtheu pasi njerëzit nxituan të dilnin nga kisha, informon BBC.
Në këtë tragjedi humbën jetën dhe vajzat binjake pesëvjeçare Mariam dhe Barsina Tamir Wajih dhe vëllai i tyre trevjeçar Ibrahim.

