"Të vijnë se plasi epidemia sheshit!" Ujrat e zeza "mbysin" rrugën "Besim Alla", banorët thirrje bashkisë

Prej shumë kohësh në rrugën “Besim Allla” në Kryeqytet ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke rritur rrezikun për ndonjë infeksion të mundshëm. Banorët thonë se për këtë problematikë askush nuk është interesuar pavarësisht ankesave të tyre.

Ujërat e zeza janë kthyer në një problem shumë shqetësues për për banorët në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.

Sipërfaqja e rrugës është ndotur duke rritur rrezikun e infeksioneve

Sfidë më vete është qëndrimi i fëmijëve ku nuk kanë ku të luajnë.

"Të vijnë ta rregullojnë se plasi epidemia sheshit" thotë një qytetare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Banorët thonë se kjo situatë është tepër shqetësuese, por burimin e problemit nuk e dinë.

"Asnjë nuk kam parë. E kam shtëpinë në kat të shtatë e vjen era banjo. Nuk nden dot rroba se marrin erë. Kështu është që kur është ndërtuar pallati" thonë banorët.

Shqetësim tjetër në këtë zonë janë dhe mbeturinat

Duket se lagjia nuk është aspak në vëmendje nga pushteti vendor.

Shpërthimi u ujërave të zeza sipas banorëve ka shumë kohë por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.