Identifikohet autori i plagosjes së 46 vjeçarit në Kuçovë, si ndodhi plagosja

Zbardhet kronologjia e plagosjes së Admir Bejos mbrëmjen e 13 gushtit 2022 në lagjen 1 Maji në Kuçovë.

Ndërkohë polici ka shpallur në kërkim fqinjin, 36 vjeçarin e identifikuar me inicialet E.R.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta në banesën e autorit.

Pasi kanë debatuar 36 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të Admir Bejos.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kur ka tentuar të largohet ai është qëlluar edhe dy herë të tjerë por plumbat nuk e kanë kapur. I plagosuri është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Policia konfirmon se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë,të kalibrit 7.62 mm. 

Bejo u transportua mbrëmë vonë në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.  Burimet bëjnë me dije se Admir Bejo njihej si përdorues droge dhe shpesh u merrte njerëzve të njohur para borxh dhe nuk ua kthente.