Begaj të hënën në Kosovë: Nga pritja e Osmanit tek homazhet në varrezat e familjes Jashari

Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur Kosovën për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës me 24 korrik.

Të hënën Presidenti do të udhëtojë drejt Prishtinës për të takuar krerët e shtetit të Kosovës ndërkohë presidenca ka bërë publike axhendën e vizitës zyrtare dy ditore në datat 15-16 gusht 2022 në Republikën e Kosovës. 

Gjatë vizitës pritet të ketë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti si dhe komandantin e KFOR.

Gjithashtu do të bëjë homazhe dhe në varrin e Presidentit Rugova si dhe varrezat e Familjes Jashari.

Agjenda e vizitës

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête me Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:  Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.