U gjet i plagosur në mes të rrugës, transportohet drejt Tiranës Admir Bejo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2022, 22:02
46 vjeçari Admir Bejo, i cili u gjet i plagosur në rrugë në Kuçovë po transportohet drejt Tiranës.
Gazetari i Ora News bën me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të vështirësisë për t'i hequr një plumb dhe komplikacioneve që mund të lindin, po transportohet për mjekim më të specializuar drejt spitalit Ushtarak
Ai u gjet i plagosur me armë zjarri në rrugë, sot (13 gusht) ndërsa nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja.

