Shkollën në Gjirokastër, punë në Gjermani e Itali. 30% e studentëve të infermierisë ikin jashtë

Emigracioni masiv i punonjësve shëndetësore, kryesisht infermierëve është kryetemë në vendin tonë prej vitesh. I njëjti fenomen ka prekur edhe Gjirokastën ku shifra shqetësuese vijnë nga univesiteti atje. Gjermania dhe Italia janë dy destinacionet kryesore.

Mbi 30 për qind e studentëve të degës së infermierisë që përfundojnë arsimin në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër emigrojnë jashtë vendit.

Një fakt i tillë është pranuar nga vetë zëvendësrektori i këtij institucioni Jaho Canaj

Jaho Canaj: "Punësimi i studentëve tanë të infermierisë është Gjermania, por trend i ri është dhe Italia. Madje disa persona kanë ardhur të kontaktojnë me autoritetet e universitetit tonë me qëllim që të thithin sa më shumë student në Itali por dhe në Gjermani" 

Gjermania dhe Italia janë dy destinacionet kryesore të infermierëve shqiptarë, madje shteti fqinj tanimë po kontakton direkt me Universitetet që të krijohen lehtësira për çuarjen sa më shpejtë të këtyre studenteve drejt vendit të tyre.

"Mbi 30% e studentëve janë punësuar në Gjermani e Itali dhe një pjesë në Angli. Shpresojmë që në të ardhmen të rrisim numrin e studentëve por do të paraprihet me pajisjen e laboratoreve" 

Deri me tani dega e infermierise mbetet me e kerkuara se bashku me programet 2 vjeçare te çelura ne Universitetin e Gjirokastres ndërsa ikja massive e infermierëve nga vendi, ka dhënë disa herë alarmin se Shqipëria mund të mbesë pa profesionistë në një të ardhme jo fort të largët.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në Shqipëri në vitin 2019 kishte 6958 infrmierë, në 2020 kishte 6863, ndërsa në 2021 kishte 6842 të tillë në shërbimin parësor.