Mes skamjes dhe pamundësisë, Ora News në familjen e Lavdijes në Shkozë

“Dua një shtëpi të bukur. Si ato që dalin tek televizori” Adriana, 5 vjeç ëndërron të ketë një shtëpi. dhomën e saj, kukulla.

“Nuk kam shokë, as kukulla. Luaj vetëm” thotë e vogla teksa i fal një buzëqeshje gazetares që ofrohet të bëhet shoqe me të.

Familja e Adrianës jeton në një banesë me qira dhe të amortizuar.

Lavdije Ferraj mamaja e Adrianës thotë se ndihet keq që nuk mund ti plotësojë dot fëmijëve as kushtet, as ushqimin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Nuk ia plotësoj dot kushtet. Ku do të shkoj” thotë ajo duke qarë.

Gruaja tregon se nuk ka mundur të përgatisë drekën pasi nuk ka mundur të sigurojë të ardhura pasi nuk kishte mbledhur material të riciklueshme.

Jetojnë vetëm me kempin e kryefamiljarit. Me to duhet të blejnë ilaçet apo pagujanë  qiranë e banesës në zonën e Shkozës.

“E kishte 10 mijë lekë tani merr 6.7 mijë lekë. Çfarë të bëj me ato më parë”
Familja kërkon ndihmë qoftë dhe një copë bukë që të mos u mungojnë vaktet për të mbajtur frymën gjallë.